TRUMP: KOSOVA E SHQIPËRIA DO TË KONTRIBUOJNË ME TRUPA PAQERUAJTËSE

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e shteteve që do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse.

“Shtetet përfaqësohen këtu jo vetëm me para, por që ofrojnë edhe personel për ruajtjen e paqes, për një paqe afatgjate, jo vetëm paqe që mund të thyhet pas dy javës. Indonezisë faleminderit shumë, Marokut, Shqipëria, Kosova, Kazakistani, të gjithë janë zotuar me trupa policore e ushtarake si paqeruajtës, me trupa, trajnim përkrahje për forcën policore palestineze, sepse po i sigurojnë tashmë njerëzit për atje. Tashmë kemi paqe në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump derisa ka prezantuar liderët botëror pjesëmarrës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, i tha Trump, Osmanit.

Ky është takimi i parë i këtij bordi i thirrur nga presidenti amerikan.

Përveç presidentes së Kosovës, në mesin e shumë liderëve botëror është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

SHARE