SPAJIQ: SË SHPEJTI DO TË SHPALLEN EMRAT E AMBASADORËVE NË KONSULTIM ME PRESIDENTIN MILLATOVIQ

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se ambasadorët do të emërohen shumë shpejt dhe se me këtë rast do të zhvillohen konsultime me presidentin e vendit, Jakov Millatoviq.

“Do të kemi konsultime me presidentin, gjë që nuk ishte praktikë më parë. Do të kemi zgjidhje cilësore. Shpresojmë të plotësojmë pozitat e ambasadorëve”, tha Spajiq në një konferencë për shtyp në Villa Goricë.

I pyetur për rikonstrukcionin e Qeverisë së Malit të Zi dhe hyrjen e Partisë Boshnjake (PB), kryeministri tha se nuk e di pse dikush do të ishte kundër përfshirjes.

“Partia Boshnjake është përfaqësuesja më e madhe e popullit boshnjak, unë i shoh ata si partnerë dhe dikush që është i përfshirë në të gjitha levat vendimmarrëse. Edhe sot në sistem kemi njerëz nga Partia Boshnjake. Ne nuk donim t’i ndryshonim ato”, tha Spajiq.

I pyetur nëse ai mund të garantojë një sektor të qëndrueshëm të sigurisë pas hyrjes së koalicionit „Për të ardhmen e Malit të Zi“ në Qeveri, Spajiq tha se të gjitha qeveritë e kishin këtë vetëdije se cili është interesi kombëtar.

„Nuk pres asnjë problem në këtë kuptim”, tha kryeministri.

SHARE