MINISTRI DUKAJ MERR PJESË NË DIALOGUN EKONOMIK MALAZEZO-AMERIKAN

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, mori pjesë sot në dialogun ekonomik malazezo-amerikan, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me SHBA-në, me referencë të veçantë për sigurinë kibernetike dhe ndërtimin e infrastrukturës digjitale.

“Vazhdimi i bashkëpunimit me SHBA-në, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të arritjeve tona në këto fusha, me theks të veçantë në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës digjitale, do të jetë një nga prioritetet e këtij departamenti”, tha ministri Dukaj.

Ministri Dukaj theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve më moderne teknologjike, si dhe praktikave më të mira dhe shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me kompanitë amerikane në këto fusha.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike Nik Gjeloshaj, ministri i Punëve të Jashtme Fillip Ivanoviq, ministri i Energjisë dhe Minierave Sasha Mujoviq si dhe ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore Janko Odoviq.

SHARE