Në Mal të Zi, nga mesnata, të gjitha llojet e lëndëve djegëse, përveç euro dizelit, do të jenë më të lira nga katër deri në pesë cent, kumtohet nga Ministria e Ekonomisë së MZ.
Çmimet e euro super 95 dhe 98 do të jenë më të ulëta për katër cent dhe do të jenë 1.27 euro, gjegjësisht 1.31 euro.
Çmimi i euro dizelit nuk do të ndryshojë gjatë dy javëve të ardhshme dhe mbetet në 1.20 euro.
Me këtë korrigjim të çmimeve, euro super 95 u kthye në nivelin e nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, kur një litër kushtonte 1.28 euro.
Ndryshimet më të fundit të çmimit të karburantit ishin më 6 shkurt 2018, kur euro super 98 u ngrit për një cent.
Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të karburanteve në Mal të Zi, përshtaten çdo të hënë tjetër, në varësi të ndryshimeve në çmimet e produkteve të naftës në tregun ndërkombëtar dhe kursit të këmbimit valutor të euros dhe dollarit amerikan.