Foto: Ilustrim
Pagesa e pensioneve për muajin dhjetor fillon sot, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.
Nga Fondi PIO është bërë e ditur se pensioni mesatar, pa përfshirë diferencat e llogaritura, për dhjetorin është 542,96 EUR.
“Pensioni mesatar i paguar me diferencat e llogaritura për dhjetorin është 553,48 EUR”, thuhet në njoftim.
Për pagesën e pensioneve të dhjetorit, siç shtohet në njoftim, nevojiten 67,94 milion EUR.









