SOT FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË

Foto: Ilustrim

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi sot, më 19 janar, kthehen në banka, duke shënuar zyrtarisht fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Pas pushimeve dimërore, mësimi vazhdon në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë Malin e Zi, në përputhje me kalendarin shkollor të Ministrisë së Arsimit.

Gjysmëvjetori i dytë fillon sot, më 19 janar, dhe përfundon më 12 qershor 2026. Nxënësit kanë qenë në pushime dimërore nga 27 dhjetori.

Sot, në të gjitha shkollat e Malësisë ka filluar procesi mësimor për këtë vit shkollor.

Drejtuesit e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe të Shkollës “Bashkimi” në Skorraq shprehën gatishmërinë për të vijuar mësimin në mënyrë të organizuar dhe cilësore.

Ata theksuan rëndësinë e angazhimit të nxënësve dhe të mësimdhënësve, si dhe prioritetet për aktivitetet edukative dhe sociale gjatë gjysmës së dytë të vitit shkollor.

Për më shumë detaje mbi organizimin e shkollave, prioritetet e tyre dhe aktivitetet që presin nxënësit, ndiqni rubrikën „Aktuale“.

SHARE