Truk që e dinë vetëm amvisat: Kështu pastrohen jastëkët me një veprim!

A e keni pastruar para pak kohësh jastëkun tuaj në të cilin flini gjumë?

Nëse mendoni që është e mjaftueshme të keni gjithmonë këllëfin të pastër në jastëk, e keni gabim.

astëkët duhet t’i pastroni së paku tri herë në vit, posaçërisht në vjeshtë.

Sipas Robert Oksamas, drejtor i institutit “Sleep to Live” në SHBA, jastëkun duhet ta ndërroni në çdo gjashtë muaj.

Nëse keni jastëkë të cilët mund t’i lani në rrobalarëse, por që të mos dëmtohen, gjithsesi në kazan të rrobalarëses futni dy jastëkë.

Nëse e lani vetëm një, do të mbetet hapësirë e tepërt në kazan, prandaj edhe jastëku mund lehtë të dëmtohet, transmeton Telegrafi.

Shumica e jastëkëve pas një kohe marrin ngjyrë të verdhë dhe kjo nuk duhet patjetër të jetë problem që do të mbulohet me këllëf të ri.

Në kazan të rrobalarëses qitni ujë të nxehtë, një filxhan të vogël pluhur për zbardhje të rrobave, një filxhan të vogël pluhur për larje dhe dy lugë supe sodë bikarbonati.

Ndiqni udhëzimet e prodhuesit dhe kujdesuni në cilën temperaturë më të lartë bën ta lani jastëkun.

Pasi që të përfundojë larja, jastëkun “rriheni me grushte” mirë nga të gjitha anët në mënyrë sa më shumë lagështi të nxirrni jashtë dhe të pengoni shfaqjen e mykut.

Jastëkun thajeni mirë në ajër para se ta përdorni sërish. /Telegrafi

SHARE