KAFENETË LEJOHEN TË PUNOJNË DERI NË MESNATË, HAPEN SALLAT E LOJËRAVE

Objektet e hotelerisë në Mal të Zi nga nesër mund të punojnë deri në mesnatë, pa program muzikor live apo DJ, dhe lejohet puna e sallave te lojërave për fëmijë me certifikatë COVID, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Ai në konferencën për media theksoi se Qeveria i miratoi këto masa, të cilat do të vlejnë deri më 3 shkurt, për faktin se numri i të infektuarve ishte 40 për qind më i ulët në javën e fundit krahasuar me një javë më parë. “Ky është momenti kur të rinjve duhet ti sqarojmë se ato e transmetojnë virusin tek njerëzit e moshuar. Deri në javën e tanishme kemi shenuar numrin e të infektuarve më së shumti tek moshat nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç. Javën e fundit siç e kemi pritur më së shumti të infektuar kemi nga mosha 40 deri në 65 vjeç, kurse rritja më e madhe është në kategorinë 65+. Mund të themi se jemi me fat se më shumë se 70 perqind e pjestarëve të kësaj grupmoshe janë të vaksinuar”, deklaroi Galliq. Sipas rekomandimeve të fundit të Trupit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit, doza e tretë mund të merret tre muaj pas dozës së dytë ose tejkalimit te virusit dhe te personat me imunitet të kompromentuar një muaj pas dozës së dytë, tha Galliq. Negociatat për prokurimin e vaksinave Pfizer kanë përfunduar dhe tashmë janë porositur doza të reja për të gjithë popullatën, përfshirë edhe fëmijët, tha ai. Galliq tha se testi PCR në institucionet e mbyllura është i detyrueshëm sepse edhe personat e vaksinuar mund ta transmetojnë virusin. Ai thotë se një përqindje e lartë e të punësuarve në institucionet e mbyllura janë vaksinuar.

SHARE