ABAZOVIQ DUHET TË JAPË DORËHEQJE OSE TË TËRHEQ INICIATIVËN

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, tha se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq duhet të japë dorëheqjen ose të tërheqë iniciativën. “Miqësisht: Mos lejoni që dinosaurët e rinj dhe premtues të të konsumojnë dhe të të dërgojnë në historinë politike, dhe njerëzit të kujtojnë si tradhtar. Tërhiqe iniciativën, kthehu aty ku e ke vendin! Nga Uashingtoni me dashuri”, shkroi Spajiq në Twitter. Në emër të ministrave aktualë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit Dritan Abzoviq që të japë dorëheqje sepse mendojnë se kjo do të ishte etike. “Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, për të cilën ai vetë foli pafundësisht, ne besojmë se është etike të jepet dorëheqja nga qeveria që po e rrëzon”, njoftoi Millatoviq në Twitter.

SHARE