MBROJTJA SPECIALE E FËMIJËVE TË JETË PJESË E PUNËS TË TRUPAVE DHE ORGANEVE TË QEVERISË

Mbrojtja speciale e fëmijëve duhet të bëhet pjesë përbërëse e punës në të gjithë trupat dhe organet e Qeverisë , është vlerësuar gjatë takimit të ministrit të drejtësisë dhe të drejtave njerëzore dhe të pakicave Vlladimir Leposaviq me shefin e përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi Huan Santander. Siç është kumtuar nga Ministria e drejtësisë, bashkëbiseduesit kanë folur për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, përfshirë këtu pakicat dhe kategoritë më të rrezikuara. Leposaviq ka theksuar se është i vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF dhe ajo të intensifikohet përmes projekteve të përbashkëta dhe zhvillimin e kapaciteteve administrative në ministri. “Bashkëbiseduesit janë pajtuar se mbrojtja speciale e fëmijëve duhet të jetë pjesë përbërëse e punës e të gjitha trupave dhe organeve të Qeverisë,” thuhet në kumtesë.

SHARE