JAVËN E ARDHSHME ABAZOVIQ DO TË TAKOHET ME BIZNESMENËT MË TË MËDHENJ NË MAL TË ZI

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka planifikuar një takim me biznesmenët më të mëdhenj malazezë, njoftoi qeveria. Takimi është caktuar për të hënën, 25 janar, duke filluar nga ora 10:00, në vilën “Gorica”. “Qëllimi i takimit është që Qeveria të njihet më në detaje me situatën në ekonomi për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, sfidat me të cilat po përballen sipërmarrësit në këtë moment, mundësitë për zhvillim dhe rimëkëmbjen ekonomike,” thuhet në deklaratë. Në takim do të marrin pjesë Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës, Ratko Mitroviq dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandër Stijoviq.

SHARE