ABAZOVIQ-GRUBI: MARRËDHËNIET E MAQEDONISË SË VERIUT DHE MALIT TË ZI JANË TË SHKËLQYERA

Zëvendeskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq sot realizoi një takim online me Zv.kryeministrin e RMV-së Artan Grubi të cilët biseduan për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve. Mali i Zi është një shtet mik dhe partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Malin e Zi janë ndërtuar përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mirë. “Për këto dhe tema tjera aktuale bisedova sot gjatë një takimi online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast e urova Abazoviqin për postin e zv. kryeministrit por edhe për realizimin e suksesshëm të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi,” theksoi Grubi. Gjatë këtij takimi Grubi dhe Abazoviq u pajtuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, miqësia me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe në veçanti për paqen dhe stabilitetin.

SHARE