Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryenegociatori i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq, vlerësoi se mbyllja e përkohshme e pesë kapitujve negociues përfaqëson një sukses të rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për politikën e zgjerimit të BE-së.
Ai theksoi se kjo arritje është rezultat i punës intensive të strukturës negociuese dhe administratës, duke treguar kapacitet për të përmbushur kërkesat komplekse teknike dhe politike.
Zenoviq rikujtoi se mbyllja e kapitujve shënon fillimin e një faze më të kërkuar, ku duhet demonstruar qëndrueshmëri, kredibilitet dhe aftësi reale për zbatimin e reformave.
Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të nivelit të arritur të reformave dhe tha se faza e monitorimit do të jetë testi i maturisë së procesit negociues dhe besimit se Mali i Zi mund të funksionojë si një shtet anëtar i ardhshëm i BE-së.
Kryenegociatori theksoi se viti i ardhshëm do të jetë më sfidues në procesin negociues, duke kërkuar koordinim të lartë dhe plane realiste për të përmbushur objektivat e vitit 2026, kur pritet mbyllja e të gjithë kapitujve negociues.








