Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, deklaroi se gratë që veprojnë në hapësirën publike përballen çdo ditë me gjuhën e urrejtjes, e cila është bërë kaq e zakonshme sa nuk paraqet më lajm, por një normalitet shqetësues.
Ai foli në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Klubi i Grave i Kuvendit, me temë: “Ndryshimet në Kodin Penal të Malit të Zi si përgjigje ndaj sulmeve, kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave që kryejnë detyra me interes publik: sfidat, zgjidhjet dhe zbatimi në praktikë”.
Bozhoviq theksoi se gjatë këtij viti po punohet intensivisht në iniciativën për krijimin e veprës penale të re për “gjuhë të rëndë urrejtjeje”, e cila lind nga praktikat ekzistuese që nuk kanë arritur efektin e dëshiruar parandaluese.
Ai shtoi se, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, Ministria e Drejtësisë ka marrë një draft të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Penal që përfshin këtë propozim.
Bozhoviq nënvizoi se komentet më të shëmtuara dhe sulmet brutale ndaj grave në hapësirën publike janë bërë një fenomen i zakonshëm dhe shqetësues në Malin e Zi.








