OPOZITA NUK E LEJOI MBAJTJEN E SEANCËS SË SOTME TË KUVENDIT TË MALIT TË ZI

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Opozita nuk e lejoi mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Malit të Zi për shkak të, siç thanë ata, shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores së punës. 

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, gjatë seancës së sotme të Kuvendit tha se dje ndodhi grushtshteti kushtetues, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren dhe Kushtetutën.

Deputetët e opozitës u larguan nga vendet e tyre dhe dolën përballë Andrija Mandiqit, duke kërkuar që të shtyhet seanca.

Më pas Mandiq e ndërpreu seancën.

SHARE