Foto: Pixabay.com
Ministria e Punës në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri përmes një njoftimi bëri të ditur ditët që do të jenë pushim.
Ditë pushimi për Krishtlindjet Katolike janë e marte, 24 dhjetor (nata e Krishtlindjeve), e mërkurë, 25 dhjetor (dita e parë e Krishtlindjeve) dhe e enjtja, 26 dhjetor (dita e dytë e Krishtlindjeve).
Viti i Ri festohet në dy ditë: të mërkurën, 1 janar dhe të enjten, 2 janar.
Gjithashtu u njoftua se besimtarët ortodoksë kanë të drejtën e pushimit me pagesë për të festuar Krishtlindjet, përkatësisht: të hënën, 6 janar (nata e Krishtlindjeve), të martën, 7 janar (dita e parë e Krishtlindjeve) dhe të mërkurën, 8 janar (dita e dytë e Krishtlindjeve).
„Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e detyrave në ditët e festave publike, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin,“ thuhet në njoftimin e Ministrisë.