Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Diskutimet për të shpallur thirrje për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Komision dhe seancën e Kuvendit të djeshëm përfunduan me tymuese dhe brohoritje të opozitës, gjë që bëri që seanca parlamentare të shtyhej.
Opozita njoftoi se largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe do të pengojë seancat e rregullta plenare në të ardhmen.
Mbrëmë vonë, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se do ta ftojë opozitën në një takim të enjten, pasi të kthehet nga Brukseli.
Seanca e Komisionit Kushtetues parlamentar u ndërpre pasi në sallë u hodh tymuese dhe më herët PDS-ja njoftoi se nuk do të lejonte vazhdimin e seancës, duke e cilësuar atë si grushtshtet kushtetues.
Pavarësisht tymit në sallë, seanca vijoi dhe mazhoranca parlamentare miratoi konkluzionet për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi.
Poashtu, është miratuar edhe një konkluzion për të biseduar me presidentin e Malit të Zi, Jakov Mlilatoviq, në mënyrë që ai të shpallë emërimin e dy gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese për të cilIn është përgjegjës.
Seanca u shënua nga një debat i ashpër mes autoriteteve dhe qëndrimeve nëse Komisioni mund të shpallë thirrje për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pa informacion nga gjykata se këta gjyqtarë kanë plotësuar kushtet për pension dhe ndërprerje të mandatit.
Opozita akuzoi qeverinë për shkelje të Kushtetutës, grushtshtet kushtetues dhe arbitraritet.