Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, tha se mësimdhënësit në Mal të Zi janë të indinjuar me njoftimin se nuk do t’u rriten pagat nga janari i vitit 2024.
“Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së degës. Në të njëjtën kohë ne po shkojmë në Bashkimin Evropian, është e papajtueshme për mua që të shkelet shteti i së drejtës në këtë masë. Do të kontaktojmë me ambasadat dhe parlamentarët evropianë,” shtoi Bozhoviq, duke thënë se do të kontaktojë edhe me klubet parlamentare.
Ai ka bërë të ditur se do të ketë protesta dhe do të shkojë në gjykata.
“Shteti do të humbasë 25 milionë euro tarifa ligjore. Me ato para mund të ndërtojmë një kopsht dhe një shkollë. Ne kërkojmë vetëm që të respektohet ligji”, theksoi Bozhoviq.
Në seancën e Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet është diskutuar Projektligji për Buxhetin për vitin 2024.
Sipas buxhetit, të hyrat fillestare për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 2,7 miliardë euro, ndërsa shpenzimet në 3,48 miliardë euro.