DAMJANOVIQ: BUXHETI ËSHTË ABSOLUTISHT I QËNDRUESHËM, NE E RUAJMË STANDARDIN E QYTETARËVE

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se buxheti për vitin 2023 është absolutisht i qëndrueshëm dhe mbron qytetarët dhe ekonominë. Në emision të TVMZ, Damjanoviq ka komentuar vlerësimin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili tha se buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm është i orientuar drejt konsumatorit, i planifikuar në supozime joreale dhe i paqëndrueshëm për shkak të deficiteve të larta që janë planifikuar. “Çdo kritikë nga ai është e mirëseardhur, por do të preferoja që ai të bënte disa sugjerime.  Buxheti është absolutisht i qëndrueshëm, ne kemi dhënë një kuadër që mbron qytetarët dhe ekonominë dhe këtë problem po përpiqemi ta zgjidhim duke mos rritur normat e taksave, por duke zgjeruar bazën tatimore dhe duke kufizuar planifikimin e të ardhurave, në anën tjetër, duke i drejtuar shpenzimet për të krijuar një strukturë që do ta përgatisë Malin e Zi për vitet e ardhshme kur pritet rritja ekonomike”, tha Damjanoviq, i cili beson se rritja ekonomike do të jetë më e lartë se e planifikuar. Ai tha se Mali i Zi ka shanse të avancojë përmes rritjes ekonomike në vitet e ardhshme, me shpresën se buxheti i propozuar do të miratohet. Të martën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nis debati për buxhetin dhe ministri i Financave thotë se janë të mirëseardhura të gjitha amendamentet konstruktive.

SHARE