REGJISTROHEN 395 RASTE TË REJA / 5 NË TUZ

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1414 mostrave të koronavirusit të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 395 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Numri më i lartë i rasteve të sapozbuluara është në Podgoricë 198, ndërsa në komunën e Tuzit janë regjistruar 5 të reja. Që nga rezultatet e djeshme, 6 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Podgorica (2), Bijello Pole, Shavniku, Plluzhina dhe Herceg Novi. Deri në orën 17:00, raportohet shërimi i  442 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID19 në Mal të Zi është 9.279, 125 në komunën e Tuzit.

SHARE