AMBASADORI KURTEZI TAKON ZV/SKRYEMINISTRIN E QEVERISË SË MZ

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi ka zhvilluar një takim kortezie me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të z. Abazoviq në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve evropiane. Ai poashtu ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Pasi ka vlerësuar atë cka është realizuar deri më sot, ai ka inkurajuar Abazoviqin, për tu angazhuar më tej në realizimin e të gjitha të drejtave të pakicës shqiptare, te cilat që burojnë nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar. Në këtë kontekst theksi u vu në përfaqësimin e drejtë në administratën qëndrore dhe lokale, zhvillimin ekonomik të zonave ku banojnë shqiptarët dhe rritjen e cilesisë së arsimit në gjuhën shqipe.

SHARE