Një Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt është prioritet i SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), kurse integrimet evropiane dhe euroatlantike janë shumë të rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi, deklaroi ministri i jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq.
Darmanoviq, në konferencë për gazetarë, pas takimit të shefave të diplomacisë A5 në Podgoricë, tha se gjatë presidencës së SHBA-Kartës së Adriatikut, Mali i Zi ishte i përkushtuar të nxiste aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit dhe ndihmën aktive në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësimin e tyre në NATO.
Darmanoviq tha se Karta amerikano adriatike është një nga mekanizmat më të mirë rajonal për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe integrimit, për ç’ gjë, siç tha ai, kjo është treguar edhe gjatë presidencës malazeze.
“Prioritet i të gjithë anëtarëve dhe vëzhguesve të A5 është një Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt, kurse integrimi evropian dhe euroatlantik janë shumë të rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi”, tha Darmanoviq, duke shtuar se fokusi i veçantë gjatë presidencës malazeze ishte në Maqedoni dhe Bosnje dhe Hercegovinë.