Foto: RTNK
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka siguruar rendin dhe sigurinë publike gjatë ndeshjes së futbollit Mali i Zi – Kroacia, pavarësisht rrezikut të shtuar dhe numrit të madh të tifozëve, deklaroi drejtori Lazar Shqepanoviq.
Policia ndërmori masa të planifikuara dhe të koordinuara, duke përfshirë prezencë të shtuar në Podgoricë dhe qytetet përreth, kontrolle ndaj tifozëve vendas dhe të huaj, si dhe sigurimin e qarkullimit rrugor para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Aktivitetet bazohen në bashkëpunim ndërsektorial, ndëragjencial dhe ndërkombëtar, përfshirë Policinë Kufitare, Njësitë Speciale dhe Sistemet Elektronike të Policisë.
Shqepanoviq theksoi komunikimin transparent me qytetarët, si dhe profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit policor edhe në kushte të vështira atmosferike.
Ai falënderoi kolegët, autoritetet udhëheqëse dhe partnerët kroatë për bashkëpunimin e ngushtë dhe qytetarët për sjelljen e përgjegjshme gjatë ndeshjes.
Në përfundim, drejtori theksoi se ndeshja u menaxhua si një ngjarje me rrezik të shtuar, por rendi dhe siguria u ruajtën me sukses.










