PODGORICË: NË FUQI ALARMI I KUQ METEOROLOGJIK, ËSHTË RRITUR GATISHMËRIA OPERATIVE

Foto: Ilustrim

Bazuar në informacionet e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmiologji të Malit të Zi, gjatë 7 deri në 8 ditëve të ardhshme priten reshje të dendura, të shoqëruara me erë të fortë, diku edhe stuhi, nga drejtimi jugor dhe juglindor.

Meteorologët kanë lëshuar alarm të kuq për territorin e të gjithë Malit të Zi.

Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston mundësia e paraqitjes së motit të keq në disa lokalitete.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë opinionin se kjo situatë mund të vështirësojë ndjeshëm aktivitetet e përditshme dhe të shkaktojë pasoja të caktuara në terren.

Qytetarëve dhe institucioneve u këshillohet të përshtatin aktivitetet me kushtet aktuale atmosferike dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë periudhave me reshjet dhe erërat më intensive.

SHARE