DROBNJAK: KA PARA, PENSIONISTËT TË MOS KENË FRIKË PËR PAGESËN E PENSIONEVE

Foto: Ilustrim

Edhe pse deficiti i Fondit PIO arrin në 57 për qind, pensionistët nuk duhet të kenë frikë për pagesën e pensioneve, deklaroi drejtori i Fondit PIO, Vladimir Drobnjak, pasi, siç tha ai, para ka.

“Pensionistët duhet të jenë të qetë sa i përket rregullsisë së pagesës së pensioneve. Sa i përket deficitit, ai është planifikuar me Strategjinë Fiskale për këtë vit të jetë rreth 50 për qind. Të dhënat e fundit tregojnë se ai është 57 për qind, pra pak më i lartë, por gjë e mirë është që me Strategjinë Fiskale janë planifikuar masa kompensuese – futja e akcizave dhe taksave të reja që më parë nuk kanë ekzistuar – dhe ato janë të mjaftueshme, kështu që shteti ka mjaft të ardhura nga të ardhurat e përgjithshme për të mbuluar deficitin e Fondit PIO. Në thelb, ka para për pensionet”, theksoi Drobnjak.

SHARE