Foto: Shutterstock
Nga mesnata në Mal të Zi do të aplikohen çmime të reja të karburanteve.
Eurosuper 95 do të jetë më i lirë për një cent dhe do të kushtojë 1.42 euro.
Eurosuper 98 do të jetë më i lirë për një cent dhe do të kushtojë 1.46 euro.
Nafta për ngrohje do të jetë më shtrenjtë për një cent dhe do të kushtojë 1.31 euro për litër, ndërsa Eurodizeli do të jetë më shtrenjtë për dy cent dhe do të kushtojë 1.34 euro për litër.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), përllogaritja e radhës do të bëhet më 2 dhjetor, dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 3 dhjetor 2024.