MALI I ZI PEZULLON NJOHJEN E DIPLOMAVE NGA BOSNJA DHE HERCEGOVINA

Foto: STUDOMAT / Envato

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do të pezullojë përkohësisht njohjen e dokumenteve arsimore të marra në institucionet e arsimit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, deri në përfundimin e procedurave të kryera nga autoritetet kompetente të Bosnje-Hercegovinës.

Kjo është bërë e ditur zyrtarisht nga ky departament.

Në seancën e mbajtur më 15 nëntor, Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim me të cilin ngarkoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit që në përputhje me njoftimin e marrë nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës (SIPA), të pezullojë përkohësisht njohjen e dokumenteve arsimore të marra në institucionet e arsimit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë deri në përfundimin e procedurave të kryera nga autoritetet kompetente të Bosnje dhe Hercegovinës.

Procesi i njohjes së dokumenteve të huaja arsimore pezullohet nga institucionet e mëposhtme të arsimit të lartë:

– Universiteti i Pavarur për Shkenca Politike dhe Sociale “NUBL” Banja Luka;

– Shkolla e lartë e Shkencave të Aplikuara dhe Juridike “Prometej” Banja Luka;

– Univerziteti “Victoria International University” Mostar, pasardhësi ligjor i Universitetit të Shkencave Moderne “CKM”;

– Shkolla e lartë “Union” Mostar;

– Universiteti Ndërkombëtar Brçko dhe

– Universiteti i Inxhinierisë dhe Menaxhimit të Biznesit “PIM” Banja Luka.

Siç bëjnë të ditur në njoftim, masa e përmendur është vazhdimësi e aktiviteteve dhe përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit për luftimin e dokumenteve arsimore të fituara në mënyrë të dyshimtë.

SHARE