GJUROVIQ: NUK ËSHTË ARRITUR NDONJË MARRËVESHJE ME PËRFAQËSUESIT E PARTIVE PARLAMENTARE

Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar takimi i kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq me përfaqësuesit e partive parlamentare, me qëllim të tejkalimit të krizës politike në Mal të Zi. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i PDS-së, Millo Gjukanoviq. Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, pas takimit tha se nuk është arritur marrëveshje për asnjë çështje. Gjuroviq tha se është për të ardhur keq që partitë politike nuk kanë arritur të ecin përpara në drejtim të kompromisit dhe në drejtim të zgjidhjes së krizës problematike dhe shumë komplekse sociale në të cilën ndodhet Mali i Zi. “U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të gjejnë forcën dhe përgjegjësitë që në periudhën e ardhshme të arrijmë një zgjidhje që do të çonte në zgjidhjen e Gjykatës Kushtetuese, e më pas çështjet tjera që rëndojnë opinionin”, tha Gjuroviq. Ajo theksoi se është e gatshme, nëse ka vullnet dhe dëshirë për të gjetur një zgjidhje, për të organizuar një takim. Qëndrimi i PDS-së u prezantua sot përmes fjalës së kryetarit të asaj partie, Millo Gjukanoviq, dhe qëndrimi ishte se duhet të tërhiqet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Presidentin, të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të zgjidhet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

SHARE