BE-ja DËSHIRON TË RRISË BASHKËPUNIMIN KUFITAR ME 4 VENDE TË BALLKANIT

Bashkimi Evropian (BE) kaloi në veprim për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, me të cilët agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex, bashkëpunon në çështjen e migracionit. Këshilli Evropian autorizoi Komisionin e BE-së në çështjen për hapjen e negociatave për rritjen e bashkëpunimit kufitar me katër vende të Ballkanit. Në një deklaratë nga Këshilli thuhet: “Sprovat e migracionit në destinacionin e Ballkanit nuk fillojnë në kufijtë e BE-së. Bashkëpunimi me partnerët tanë, përfshirë edhe dërgimin e personelit të Frontex, është shumë i rëndësishëm në aspektin e përcaktimit dhe pengimit të hershëm të lëvizjes së migracionit të parregullt”. Ndërkohë, nuk janë dhënë detajet e bashkëpunimit të cilat kërkohen mes BE-së dhe katër vendeve të Ballkanit. Në deklaratën e Këshillit thuhet se me marrëveshjet që do arrihen përmes negociatave, Frontex mund të ndihmojë në menaxhimin e flukseve të migracionit, në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe në parandalimin e krimeve ndërkufitare në këto vende. Marrëveshjet e reja gjithashtu do të lejojnë punonjësit e Frontex që të përdorin kompetencat administrative, të tilla si kontrollet kufitare dhe mbajtja e regjistrave të personave.

SHARE