GJELOSHAJ: TË GJITHË DEPUTETËT TË MBËSHTESIN SHKARKIMIN E QEVERISË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke folur për situatën politike në Mal të Zi, tha se do të ishte logjike dhe morale që nisma për ndryshimin e qeverisë aktuale të fillojë nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, në mënyrë që të lihet afati për një marrëveshje të mundshme për një qeveri të re apo kalimtare. Ai tha se shumica e qytetarëve dhe deputetëve mendojnë se situata aktuale politike në Mal të Zi nuk është e qëndrueshme. Ai tha se janë të gatshëm ta mbështesin iniciativën për ndryshimin e qeverisë, nëse ajo inicohet nga Fronti Demokratik (FD). “AtA nuk e kanë iniciuar nismën dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse nuk e kanë bërë deri më tani. Kanë pasur kaq shumë poshtërim nga kjo qeveri, që është e pabesueshme. Sinqerisht, nuk mund ta toleroja kurrë atë që ata pësuan nga kjo qeveri dhe të mos ngrej çështjen e besimit”, tha Gjeloshaj. Duke u shprehur se është i sigurt se qytetarët nuk kanë votuar për një qeveri të tillë, Gjeloshaj tha se mund të ketë qenë e nevojshme që të ketë një qeveri të tillë. “Mendoj se tani është nën nivel që një vend anëtar i NATO-s të përfaqësohet me një kryeministër si ky”, tha Gjeloshaj. Duke komentuar masat epidemiologjike, ai tha se duhet gjetur një kompromis mes masave dhe ekonomisë dhe se mesazhi më i mirë është vaksinimi. “Nëse do të ishim vaksinuar, sot nuk do të mendonim nëse do të ketë festë në hapësira publike”, tha Gjeloshaj.

SHARE