Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të vizitojë Malin e Zi të shtunën, më 26 tetor, u njoftua në Bruksel.
Gjatë vizitës von der Leyen do të takohet me presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
Presidentja e Komisionit Evropian do të qëndrojë në Mal të Zi në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.