REGJISTROHET TËRMET ME EPIQENDËR 4 KM NË JUGPERËNDIM TË TIVARIT

Departamenti për Sizmologji pranë Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka regjistruar një tërmet me intensitet më të vogël në orën 1 orë e 18 minuta të mëngjesit të sotëm me epiqendër 4 km në jugperëndim të Tivarit.

Siç thuhet në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër (fokus) ishte 2.6 njësi të shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet epicentral të shkallëve IV-V në shkallën Mercalli (MCS).

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në një thellësi prej 7 km.

SHARE