CELIBASHI: KOHË E PAMJAFTUESHME PËR VOTËN E EMIGRANTËVE

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën e votimit dhe për të pritur votën e emigrantëve është e pamjaftueshme.

Kryekomisioneri Celibashi, përmes nje letre drejtuar partive politike informon se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës, ndërkohë që afatet që KQZ ka janë 10-12 ditë.

Sipas Kodit Zgjedhor, asnjë zarf me votë që vjen në Shqipëri pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, nuk do të numërohet.

Ndërkohë, nga ana tjetër Partia Demokratike nuk e mbështet propozimin e KQZ-së për ta zhvilluar votimin elektronik në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit.

Sipas tyre, në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse, shprehin mosdakordësinë.

Ndërkohë që socialistët mendojnë se ky votim duhet të shtrihet në qarkun e Tiranës, si qarku që ka dhe numrin më të lartë të votueseve, çka ndihmon në përfundimin e procesit te numërimit në një kohë të shkurtër.

SHARE