GJUROVIQ DHA DORËHEQJEN

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe për këtë e ka njoftuar kryeministrin Dritan Abazoviq.

“Sot ia dorëzova kryeministrit Dritan Abazoviq dorëheqjen time nga posti i ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit për arsye thjesht personale që nuk kanë të bëjnë me politikën e qeverisë dhe ngjarjet politike”, ka shkruar ai në platformën X.

Ai theksoi se i është mirënjohës kryeministrit Dritan Abazoviq për besimin dhe kolegëve për bashkëpunimin korrekt.

„Mirënjohje e madhe edhe për ekonominë”, ka shkruar Gjuroviq.

SHARE