Prej më shumë se 10 ditësh Rripi i Gazës është izoluar totalisht dhe po vuan një katastrofë humanitare, pasi Izraeli i ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Krahas kësaj, vijojnë parreshtur edhe bombardimet e ushtrisë izraelite, të cilët synojnë të godasin militantët e Hamasit, por nuk kursejnë as civilët, teksa pikërisht për këta të fundit ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani e cilësoi gjendjen të tmerrshme dhe bëri apel që të mbrohen jetët e civilëve tëpafajshëm, përfsi gratë dhe fëmijët, të cilët po preken nga bombardimet.
“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar ajo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.