PREZANTOHEN MUNDËSITË NË KUADËR TË PROGRAMEVE NDËRKUFITARE

Zyra e Integrimit Evropian ka mbajtur seanca informuese në të gjitha komunat e Malit të Zi nëpërmjet programeve të bashkëpunimit ndërkufitar në mënyrë që përfituesit e mundshëm dhe publiku i interesuar të njihen me mundësitë e financimit, raporton agjencia e lajmeve “Mina”.

Nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi, kumtuan se në të gjitha komunat e Malit të Zi në periudhën nga 1 deri në 12 tetor u organizuan sesionet informative mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Serbi-Mal i Zi dhe Interreg për Programin Transnacional Mesdhetar.

“Programi Serbi-Mali i Zi nga viti 2014 deri në vitin 2020 paraqet një vazhdimësi të bashkëpunimit të suksesshëm, të cilin Strukturat Operacionale të të dy vendeve vendosën në perspektivën e mëparshme nga viti 2007 deri në 2013, kur u realizuan 34 me vlerë prej 6.2 milion euro”, thuhet në komunikatë.

Qëllimi i sesioneve informative ishte informimi i shfrytëzuesve potencial dhe publikut të interesuar rreth mundësive të financimit përmes këtyre programeve të bashkëpunimit, si dhe shpalljes së ftesës së ardhshme për propozime të projekteve.

SHARE