Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së “aleancës së fortë” të vendit të saj me SHBA-në gjatë një bisede telefonike me zyrtari e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (StateEUR), Brendan Hanrahan.
Në platformën sociale të kompanisë amerikane X, presidentja Osmani tha se gjatë bisedës telefonike ajo theksoi se koordinimi i ngushtë i Kosovës me SHBA-në mbetet jetik për popullin e vendit të saj, sigurinë kombëtare, stabilitetin rajonal dhe integrimin euroatlantik.
“Si presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi Osmani.
Të premten e kaluar, SHBA-ja njoftoi pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak “të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.