ABAZOVIQ NË NJU JORK, ËSHTË PLANIFIKUAR EDHE DARKA ME BLINKEN

Kryeministri i Malit të Zi, njëherësh koordinator i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dritan Abazoviq, nga sot do të qëndrojnë në Nju Jork, ku, siç njofton Qeveria, do të ketë rreth tridhjetë takime dypalëshe dhe shumëpalëshe gjatë dhe në margjinat e Sesionit të 78-të në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, është planifikuar që Abazoviq të jetë pjesëmarrës në darkën e punës të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken për ministrat e jashtëm të partnerëve transatlantik.

“Gjithashtu, kryeministri i Malit të Zi do të marrë pjesë në Samitin Vjetor të organizatës Concordia, si dhe në takimin ministror për Samitin për të Ardhmen. Abazoviq do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë (PPPR), takimin e Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve (UNAOC), takimin ministror të Grupit të Miqve për Ndërmjetësim, si dhe mëngjesi i punës i ministrave të punëve të jashtme të Kartës Amerikano-Adriatike (A5)”, thuhet në njoftim.

SHARE