NË MAL TË ZI KA RRETH 179 MIJË TURISTË

Sezoni turistik veror i këtij viti, sipas të dhënave paraprake të organizatave turistike vendase, është më i mirë se ai i mëparshmi dhe në vend po qëndrojnë rreth 179 mijë turistë, njoftoi Organizata Kombëtare e Turizmit.

Përfaqësuesja e OKT-së, Millena Vujoviq, tha se të enjten në Mal të Zi kanë qëndruar rreth 179 mijë turistë, që është rreth 9 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak dhe një arritje prej 90 për qind në krahasim me vitin 2019.

“Sipas të njëjtave të dhëna, rreth 44,000 turistë pushojnë në hotelet malazeze, që është 6 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe madje 18 për qind më shumë në krahasim me vitin 2019”, tha Vujoviq.

Duke pasur parasysh se këto janë të dhëna paraprake, OKT, siç tha ajo, mbështetet edhe në të dhëna të institucioneve të tjera, të cilat gjithashtu dëshmojnë për suksesin e këtij sezoni turistik.

Sa i përket strukturës së mysafirëve, gjatë gjashtë muajve të parë numri më i madh i turistëve është regjistruar nga tregjet e Rusisë, Serbisë, Gjermanisë, Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH), Francës, Turqisë dhe Britanisë së Madhe. Po ashtu, po shënohet një rritje e ndjeshme e numrit të mysafirëve nga tregjet e reja të transmetimit.

SHARE