Arrat janë të pasura me folat, vitaminë E dhe plot yndyrna të shëndetshme.
Ato ofrojnë shumë kalori të cilat gjithësesi nuk kontribuojnë në shtimin në peshë, thonë ekspertët.
Studimet e Universitetit të Yale, të cilave u referohet AgroWeb.org analizuan rolin e konsumit të arrave dhe uljes së kolesterolit dhe sheqerit në gjak tek njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.
Në studim morrën pjesë 112 njerëz të moshave nga 25 deri në 75 vjeç.
70 përqind e pjesëmarrësve ishin gra.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe dhe konsumuan nga 50 gramë arra çdo ditë.
Grupi i parë konsumoi 366 kalori më pak nga ushqimet e tjera për të kompensuar kaloritë e marra nga arrat.
Të dy grupet konsumuan arra çdo ditë për gjashtë muaj dhe më pas për gjashtë muaj të tjerë i’u rikthyen regjimit të tyre ushqimor.
Çdo tre muaj ata u peshuan dhe kryen analizat e gjakut për të parë ndryshimet në tensionin e gjakut, kolesterol dhe sheqerin në gjak.
Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit të keq dhe kolesterolit në përgjithësi pësonte një rënie të ndjeshme me ngrënien e rregullt të arrave.
Pesha e pjesëmarrësve mbeti e qëndrueshme ndërsa shëndeti i tyre ishte më i mirë falë ngrënies së arrrave.
Megjithatë, arrat nuk kishin asnjë ndikim në nivelin e sheqerit në gjak apo tensionit të gjakut.
Por arrat ndihmojnë në shëndetin e zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut.
Vlerat Fantastike Të Arrave
Yndyrnat E Pangopura
Yndyrnat e mira që gjenden te arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Acidet Yndyrore Omega-3
Këto acide gjenden kryesisht tek peshqit dhe arrorët.
Acidet yndyrore janë të shëndetshëm për zemrën dhe mbi të gjitha parandalojnë luhatjet e rrezikshme të rrahjeve të zemrës.
Fibra
Arrat përmbajnë fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit.
Fibra luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.
Vitamina E
Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut e cila shkakton sëmundje koronare.
L-Arginine
Kjo substancë përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe i bën ato më fleksibël dhe më pak të rrezikuar nga problemet në qarkullim./AgroWeb.org