GJELOSHAJ TAKOHET ME DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË BYROSË FEDERALE TË HETIMEVE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, është takuar në Uashington me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së, Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues.

Gjeloshaj tha se kanë biseduar për rëndësinë strategjike të Malit të Zi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe për rëndësinë thelbësore të respektimit të ligjit me qëllim të tërheqjes së investimeve nga vendet perëndimore dhe SHBA.

“Konfirmova përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Malit të Zi për të qenë një partner i besueshëm”, deklaroi Gjeloshaj.

SHARE