FILLON PAGESA E PENSIONEVE PËR QERSHORIN, MESATARJA ARRIN MBI 548 EURO

Foto: Ilustrim

Pagesa e pensioneve për muajin qershor fillon sot, ka njoftuar Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIO).

Sipas njoftimit të Fondit PIO, pensioni mesatar për qershor, pa përfshirë dallimet e llogaritura, është 536,12 euro.

“Pensioni mesatar i paguar me përfshirjen e dallimeve të llogaritura për qershor është 548,31 euro,” thuhet në njoftim.

Për pagesën e pensioneve për muajin qershor nevojiten gjithsej rreth 66,84 milionë euro.

SHARE