SPAJIQ: PAGA MESATARE E TETORIT DO TË JETË 1.000 EURO

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq njoftoi se paga mesatare në Mal të Zi së shpejti do të jetë 1.000 euro.

“Po i zvogëlojmë të ardhurat nga kontributet dhe po i kompensojmë me masa të tjera. Paga minimale do të jetë mesatarisht 700 euro”, tha Spajiq në konferencën për media. Ai paralajmëroi rritje pagash nga 1 tetori.

“Programi „Evropa Tani 2“ i referohet 300 mijë punonjësve në Mal të Zi, të cilët do të kenë rritje të konsiderueshme pagash. Paga minimale për qytetarët me arsim të mesëm do të rritet me 33 për qind, 34 për qind nga 450 në 600 euro, ndërsa për qytetarët me arsim të lartë do të rritet 78 për qind nga 450 në 800 euro”, tha Spajiq.

Ai shtoi se situata fiskale nuk ka qenë kurrë më e mirë, se borxhi i PBB-së është ulur nga 100 për qind në 55 për qind.

“Me këtë strategji fiskale parashikohet që në tre vitet e ardhshme borxhi për PBB të jetë rreth 60 për qind dhe deficiti fiskal të jetë tre për qind për PBB”, tha kryeministri.

Ai po ashtu tha se Fondi PIO nuk do të hiqet dhe se pensionet do të paguhen si më parë.

“Nuk do të ketë futje të shtyllës së dytë apo të tretë. Sistemi pensional do të mbetet i njëjtë dhe nuk do të ndryshojë”, tha Spajiq, duke shtuar se nga janari i vitit 2025, të gjitha pensionet e rregullta në Mal të Zi do të rriten për 50, 60 euro.

SHARE