POSTA: NUK KENI NEVOJË TË JEPNI KARTËN TUAJ TË IDENTITETIT DHE NUMRIN PERSONAL AMËZ KUR PAGUANI FATURAT TUAJA

Qytetarët nuk janë të detyruar të identifikohen te punonjësit e Postës së Malit të Zi kur paguajnë faturat në sportelet e tyre.

Kështu kanë thënë për “Vijesti” nga ajo shoqëri aksionare, duke iu përgjigjur ankesave të disa qytetarëve që pretendojnë se praktika është ndryshe.

Disa prej tyre kanë thënë për “Vijesti” se në filialet e Postës në Podgoricë, punonjësit gjatë pagesës së faturave kanë kërkuar kartën e identitetit dhe numrin amëz.

Ata pretendojnë se kështu ka qenë edhe kur paguanin shërbimet e njërit prej operatorëve kabllorë, për një faturë prej dhjetë eurosh.

“Nuk është detyrim gjatë pagesës së faturës. Ne kontrollojmë identitetin e përdoruesit kur kryejmë pagesa në një xhirollogari dhe përdorim shërbimet tona të transfertave elektronike të parave”, thanë nga Posta e Malit të Zi.

SHARE