Omletë me Gjizë

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.

Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsiçe etj.

Por mund të kombinoni edhe të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Sa më shumë përbërës të hidhni, aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron dy receta të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen, omletën me gjizë.

Omleta me Gjizë

(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona)

  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle qumësht
  • Vaj ulliri
  • 2-3 lugë gjelle gjizë
  • kripë
  • piper
  • rigon

Përgatitja 

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve veçmas.

Rrihni në një tas të bardhat e vezëve derisa masa të nisë të shtojë pak volumin e saj.

Shtoni aty të verdhat e vezëve, vijoni t’i rrihni, shtoni kripën dhe piperin dhe rrihini derisa të njëtrajtësohen.

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe sapo të nxehet shtroni masën e vezës së rrahur.

Përhapeni njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe rrotullojeni tiganin herës duke e mbajtur kapakun mbyllur.

Shtoni gjizën mbi sipërfaqen e vezës dhe përmes një spatula kuzhine omletën kthejeni në dysh ose në formën e rolesë.

Por nëse preferoni mund të mos e përthyeni dhe ta lini  thjeshtë të shtrirë duke e lënë për 2 minuta me kapak të mbyllur në zjarr.

Mbajtja e tiganit me kapak gjatë përgatitjes së omletës ndihmon që ajo të piqet edhe nga pjesa e sipërme. /AgroËeb.org

SHARE