MILLATOVIQ NË PARLAMENTIN EVROPIAN: KEMI FILLUAR TË VENDOSIM RREGULL NË INSTITUCIONET

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, mori pjesë në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke theksuar se beson se vendi mund të jetë pjesë e BE-së për katër ose pesë vjet.

Millatoviq tha se Mali i Zi është i përkushtuar për anëtarësimin në BE.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi mund të jetë me demokrat nga viti 2020, pas zgjedhjeve parlamentare.

“Ne filluam të vendosim rregull në institucionet. Populli humbi besimin në institucionet dhe roli i medias së pavarur ishte shumë i rëndësishëm këtu. Sa i përket gjyqësorit, a besoni se kryetarja e Gjykatës së Lartë tani është nën akuzë penale dhe kjo tani është duke vazhduar. E njëjta gjë me kryetarin e Gjykatës Ekonomike dhe disa ish-udhëheqës të MPB-së. Diçka është duke lëvizur. Ka edhe përparim ekonomik dhe rritje të pagave”, tha Millatoviq.

Ai tha se Mali i Zi është një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe se pas rënies së regjimit në vitin 2020, mbështetja për anëtarësim në NATO është rritur shumë.

“Shumë e lidhën atë anëtarësim me Gjukanoviqin. Por tani ka ardhur një gjeneratë e re politikanësh,” nënvizoi Millatoviq.

Ai tha se ekonomia malazeze para vitit 2020 i ngjante ekonomisë së Azisë Qendrore, sepse shumica e investimeve vinin nga burimet kineze, ruse dhe të Gjirit.

“Ne u larguam nga burimet ruse dhe kineze, por kjo nuk është e gjitha, sepse nëse duam të jemi pjesë e BE-së, duhet të kemi një ekonomi që përputhet me rregullat evropiane”, beson presidenti.

Millatoviq u tha deputetëve se edhe Mali i Zi mund të jetë një histori suksesi dhe drita në fund të tunelit për vendet e Partneritetit Lindor, të cilat në fund duan të jenë pjesë e BE-së.

SHARE