MARRËDHËNIET E MIRA POLITIKE ME ARABINË SAUDITE JANË BAZA PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

Frekuenca e kontakteve në nivelin më të lartë është një konfirmim i marrëdhënieve të mira politike mes Malit të Zi dhe Arabisë Saudite, e cila është një bazë e mirë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm mes dy vendeve.

Kështu u theksua në takimin e kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviq me Ministrin e Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Sheikh, i cili po viziton Malin e Zi.

Ai rikujtoi rëndësinë e krijimit të linjës ajrore Riad-Podgoricë dhe shprehu besimin se kjo do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Ministri i Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Sheikh tha se i respekton përpjekjet dhe sukseset e arritura nga Qeveria.

Ai theksoi se vlerëson veçanërisht politikën e mençur të Malit të Zi dhe udhëheqjes së tij politike ndaj komuniteteve fetare në drejtim të ruajtjes së harmonisë ndërfetare”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi synimin e Arabisë Saudite për të kandiduar për mikpritjen e EXPO 2030 dhe mundësinë e hapjes së ambasadës së Malit të Zi në Riad.

Në takimin ku mori pjesë Rifat Fejziq, kryetar i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, u bisedua për forcimin e infrastrukturës fetare dhe përkrahjen e Bashkësisë Islame.

SHARE