SEANCA E “ORËS SË KRYEMINISTRIT” MË 27 QERSHOR NË KUVENDIN E MALIT TË ZI

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka caktuar mbajtjen e Orës së Kryeministrit për datën 27 qershor, me fillim në ora 13:00, njoftoi Kuvendi i Malit të Zi.

Në njoftim thuhet se afati për dorëzimin e pyetjeve për kryeministrin në formë të shkruar është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës, që do të thotë se deputetët duhet t’i dorëzojnë pyetjet deri më 24 qershor.

“Ora e Kryeministrit” është një format i rregullt i punës parlamentare, gjatë të cilit deputetët i drejtojnë pyetje kryeministrit mbi çështje aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së ekzekutivit para Kuvendit dhe publikut.

SHARE