PARLAMENTI EVROPIAN MIRATOI SOT NË SEANCËN NË STRASBURG RAPORTIN PËR MALIN E ZI

 Foto: Shutterstock

Gjatë debatit të djeshëm për Raportin e PE-së për Malin e Zi, raportuesi i PE-së për Malin e Zi, Marjan Sharec, theksoi se Mali i Zi mbetet kandidati kryesor në procesin e zgjerimit dhe ka arritur të ruajë një përkrahje të lartë publike për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), “që sipas disa sondazheve arrin deri në 80 për qind”.

Ai theksoi se si partitë e koalicionit, ashtu edhe ato opozitare, kanë marrë pjesë në miratimin e ligjeve të rëndësishme për rrugën drejt BE-së në Kuvend.

“Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi se rruga evropiane është e vetmja rrugë për Malin e Zi, rruga e drejtë dhe se nuk ka alternativë tjetër. I përshëndesim të gjitha përpjekjet e deritanishme në miratimin e ligjeve për mbylljen e kapitujve”, tha Sharec.

Ai shtoi gjithashtu se, pavarësisht pezullimit të përkohshëm të pajtimit nga pala kroate për kapitullin 31, është e rëndësishme që bisedimet bilaterale midis dy vendeve të vazhdojnë.

“Dëshiroj të theksoj shkurtimisht se çështjet bilaterale nuk duhet të ndalojnë procesin, ashtu siç nuk e ndalën as në rastin e zgjerimit të fundit, edhe pse disa çështje ende presin një zgjidhje përfundimtare”, shtoi Sharec.

SHARE