GORÇEVIQ: KONFERENCA NDËRQEVERITARE ME BE-në MË 27 QERSHOR, VAZHDOJMË ME MBYLLJEN E KAPITUJVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq, ka njoftuar në rrjetin X se konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian do të mbahet më 27 qershor, siç ishte paralajmëruar më herët nga ministria që ajo drejton. Gorçeviq shtoi se sot kanë ardhur lajme të rëndësishme nga Brukseli.

“Është caktuar data për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në. Jam e lumtur që më 27 qershor, siç kemi paralajmëruar, do të kemi mundësinë të vazhdojmë me mbylljen e kapitujve,” theksoi ajo.

Ajo shtoi se miratimi i Raportit shumë pozitiv për Malin e Zi nga Parlamenti Evropian është një shtytje e madhe për përpjekjet tona drejt integrimit evropian.

SHARE